Një 13-vjeçar është proceduar penalisht pasi mbrëmë, në lagjen 18 të qytetit të Korçës, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 16-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia lokale nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen.


