Policia e Korçës i ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetaset A. Sh., 38 vjeçe dhe H. Sh., 35 vjeçe, banuese në Korçë.
Sipas hetimeve paraprake, dy motrat dyshohet se, për motive pronësie, kanë fyer dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit babanë e tyre.
Çështja tashmë i është kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.


