Një ngjarje alarmante ka ndodhur sot në Korçë, ku një fëmijë ka pasur vështirësi të mëdha me frymëmarrjen pas gëlltitjes së një kokër fasule.
Stafi mjekësor i repartit të Pediatrisë në qytet ka vepruar menjëherë, duke konstatuar gjendjen e rënduar dhe duke vendosur për transferimin urgjent të të miturit drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Mjekët po monitorojnë situatën, ndërsa informacionet mbi gjendjen e fëmijës nuk janë bërë publike për momentin.


