Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar shtetasin V. B., 37 vjeç, banues në Athinë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia vijon kontrollet në pikat kufitare për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë e paligjshme.


