Në Korçë Ministri Ulsi Manja u pyet nga gazetarët edhe për lëvizjet në qeveri, Manja u shpreh i rezervuar, pa dashur të komentojë asnjë lëvizje ndërsa u përgjigj se:
Unë nuk jam personi që jap përgjigje për këtë. Kemi një kapiten skuadre që është kryeministri i vendit. Unë jam një nga anëtarët e kësaj skuadre. Herë pas here e di ai si e freskon skuadrën e vet. Këto i di kapiteni i skuadrës. Ai ka një vizion e objektiv në qeverisjen e vendit . Unë jam i nderuar që shërbej në këtë skuadër “