Muzeu i Artit Mesjetar, Laboratori i Restaurimit dhe specialistët e tij, përgjatë vitit 2023 restauruan dhe rikthyen në jetë 19 ikona me problematika dhe degradime të shumta, të shkaktuara mga koha dhe kushtet.
Një punë e palodhur e specialistëve restauratorë të cilët me durim dhe përkushtim nxorrën në dritë ikona të shek. XVII-XIX, realizuar nga emra të mirënjohur të ikonografisë shqiptare, nga Kostandin Jeromonaku, Kostandin & Athanas Zografi, Nilu Jeromonaku etj..
Mbi 300 ikona në ekspozim dhe pjesë e fondeve u rivlerësuan mbi gjendjen e tyre të deritashme, 13 ikona prej tyre iu nënshtruan konsolidimit dhe trajtimit të mëtejshëm.



