Policia e Korçës ka proceduar penalisht disa shtetas në Pogradec, Korçë dhe Kolonjë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
R. Sh., 27 vjeç, dhe M. Sh., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me 2 shtetas;
M. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me send të fortë një 46-vjeçar;
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 53-vjeçar dhe i ka dëmtuar automjetin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 42-vjeçare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një sipërfaqe toke me vreshta, në pronësi të një 63-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. Sh., 48 vjeç, banues në Berat, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


