Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë u prezantua studimi “Jehona Bizantine – Echoes of Byzantium”, një botim që i kushtohet trashëgimisë ortodokse dhe ndikimit bizantin në zonat e Korçës, Voskopojës dhe Vithkuqit.
Ky publikim, i realizuar nga autorët Ilir Paragoni, William Taylor dhe Arjan Prifti, sjell një qasje të thelluar mbi historinë, arkitekturën dhe ikonografinë e pasur të kësaj treve, duke ndriçuar elemente të identitetit kulturor që kanë formësuar karakterin shpirtëror të juglindjes shqiptare.
Në këtë veprimtari, u theksua rëndësia e studimeve të tilla në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë bizantine, si dhe roli i pazëvendësueshëm i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në mbrojtjen e këtij pasuri të çmuar kulturore.
Botimi “Jehona Bizantine – Echoes of Byzantium” përbën një kontribut të vlefshëm në dokumentimin dhe interpretimin e trashëgimisë artistike të zonës, duke forcuar lidhjen mes historisë dhe identitetit kulturor të Korçës.


