Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë proceduar penalisht tre shtetas për ngjarje të ndryshme.
G. L., 37 vjeç, nga Bulgareci, akuzohet se ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme një 31-vjeçare përmes telefonatave.
Ll. Z., 75 vjeç, nga Korça, ka goditur me grushta një 65-vjeçar për motive të dobëta.
K. N., 46 vjeç, nga Korça, ka goditur një 45-vjeçar pas një konflikti të çastit.
Policia thekson se këto raste të dhunës dhe shqetësimit do të ndiqen penalisht dhe materialet iu referuan Prokurorisë.


