Policia e Korçës ka referuar disa raste në Prokurori, ku janë hapur procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore. Në qytet, shtetasi 44-vjeçar R. V. dyshohet se ka kanosur me fjalë një 52-vjeçar për motive të dobëta, ndërsa K. M. u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Në Pogradec, shtetasit 40-vjeçar E. A. dhe 33-vjeçari H. H. u proceduan pasi gjatë kontrollit në automjetin e tyre u gjetën dy pako me lëndë piroteknike (fishekzjarre).
Ndërsa në Devoll, shtetasit N. H., 35 vjeç, dhe D. Z., 40 vjeç, u referuan në Prokurori për një konflikt mes tyre, për motive të dobëta.
Të gjitha materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.


