Procesi i modernizimit të infrastrukturës rrugore në qytetin e Korçës po vijon me ritme të qëndrueshme. Një nga ndërhyrjet më të fundit është realizuar në rrugën “Dhimitër Denasi”, ku janë kryer punime në 540 metra katrorë sipërfaqe asfalti dhe 250 metra katrorë trotuare anësore.
Ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së qytetarëve, duke ofruar trotuare më të sigurta për këmbësorët dhe një qarkullim më të lehtësuar për automjetet. Sipas Bashkisë së Korçës, ndërhyrje të tilla janë pjesë e një programi më të gjerë për transformimin urban të qytetit, ku prioritet mbeten siguria dhe funksionaliteti i hapësirave publike.
Banorët e zonës e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje, duke e cilësuar si një hap pozitiv drejt përmirësimit të kushteve të përditshme dhe estetikës së qytetit. Me këto investime, Korça po synon të krijojë një mjedis gjithnjë e më modern dhe të përshtatshëm për komunitetin e saj.


