Korçë
Oficerët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka xhiruar gomat dhe ka kryer manovra të tjera, në rrugë, në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, Korçë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.