Pas publikimit të lajmit të mëparshëm, policia ka bërë të ditur identitetin e personit që u gjet i pajetë në lagjen nr. 4 të Korçës. Viktima është shtetasi P. S., 60 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe u gjet i dekompozuar në banesë.
Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe kohës së humbjes së jetës, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.


