Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kryebashkiaku me 7 mandate: Koha që Maliqi të drejtohet nga një figurë e re!

    Aktualitet April 9, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka rrëfyer mbi punën e tij në krye të kësaj bashkie prej 7 mandatesh, projektet, marrëdhënien me qytetarët, projektet dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Në lidhje me këtë të fundit, Topçiu deklaroi se ka ardhur momenti që Bashkia e Maliqit të drejtohet nga një kryetar i ri, me vizion më të gjerë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Kam arritur në një pikë ku jap imazhin se çdo gjë duhet të ketë lezetin e vet. Ka ardhur momenti që këtë punë duhet ta bëjë dikush tjetër. Një kryetar më i ri, me vizion më të gjerë që patjetër do ketë mbështetjen time. Disa gjëra duhet të ecin në rrjedhën e kohës. Jam gati të mbështes një figurë të re”, tha Topçiu.

    Në gjithë këto vite, në mandatin e 7 mendoni se keni dhënë gjithçka?

    Nuk arrihet asnjëherë gjithçka. Nuk ka çelës se përse kjo ka zgjatur në kohë. Puna, respekti dhe marrëdhënia njerëzore me qytetarët për t’iu shërbyer atyre larg bindjeve politike.

    Në momentin që qytetarëve u shërben, atëherë ata janë të mirëkuptueshëm larg bindjeve politike.

    Si ka qenë Gëzimi në moshën 33-vjeç? Mendoi se do kishte një rrugë kaq të gjatë?

    Kam hyrë në një mandat 6-7 mujor i cili ka qenë një emërim pasi ish-kryetari ka shkuar në emigracion. Ato 6-7muaj punova me idenë për të bërë diçka për qytetin. Por ato 6 muaj ishin ndryshim i madh se u bë një punë aq e madhe sa nuk ishin bërë për gjithë vitet.

    Patjetër që ka probleme. Vizioni që unë kam mund të mos përputhet me vizionin e komunitetit, por shumica e ka pranuar dhe ne kemi ecur.

    Pse duhet vizituar Maliqi?

    Jo vetëm si qytet, por edhe si territor, është bashki e njerëzve punëtor. Fusha e Maliqit është më e madhe se ajo e Myzeqesë. Fusha e Maliqit është si qilim falë njerëzve punëtor. Fusha e Maliqit nuk përmbytet më.

    Fillon nga bujqësia. Bashkia jonë, e ka bujqësinë dhe blegtorinë të parën. Jo pse asaj i mungojnë pikat turistike, ato që janë monumente natyre. Maliqi është vend zbulimi më i hershëm ilir i palafiteve. Ne po punojmë me idenë për të ndërtuar edhe një Muze të Palafiteteve, edhe për tharjen e kënetës për ta sjellë në histori.

    Atë që është zbuluar dhe është unike në llojin e vet, duam ta përjetësojmë në Muzeun Kombëtar të Palafiteve, të tharjes së kënetës.

    Bukuritë e veçanta që ka zona e Gorës dhe Oparit. Falë investimit që qeveria po bën për rehabilitimin e rrugës nacionale që lidh Maliqin me Gramshin, ajo do jetë një nga grykat më të bukura që do ketë Shqipëria.

    Marrëdhënia me z.Rama si është?

    Kryeministri Rama në konceptin tim, vlerëson njerëzit punëtor. Kjo mund të jetë ajo që vlerëson më shumë te unë. Ajo që duhet të kuptoni, akt ë bëjë se dhe sot punoj si ditën e parë.

    Ja kthen ndonjëherë llafin?

    Në momente që diçka nuk shkon, po patjetër., Ndonjëherë ndodh që transfertat, grantet, investimet nuk marrin atë peshën e duhur. Çdo kryetar bashkie do që të marrë sa më shumë investime për komunitetin e vet. është çështje e debatimit më të mirë të fjalës për ta arritur atë që ne kërkojmë.

    Këto ndryshime që janë bërë, kanë edhe peshën e Kryeministrit, i cili me vizionin e tij ka ndryshuar trotuaret, fasadat, vilat karakteristike që kanë marrë ndriçim tjetër.

    Nëse bëjmë një retrospektivë, je i kënaqur me punën në Maliq?

    Asnjëherë nuk kënaqet njeriu. Nuk kemi qenë kaq të aftë për të bërë punë të mira. Kemi pasur mungesë stafesh, fondesh, Tashmë ka ardhur koha që atë që realizojmë t’i rezistojë kohës.

    Vizioni i qeverisë ka ecur shumë dhe ka ardhur kohë të vijnë njerëz më të ditur, drejtues e stafet teknike. Me ndryshimet që do ketë në paga, them se do fillojnë të seleksionohen duke marrë edhe elementë të veçantë që do japin vizionet e tyre.

    Me ndryshimin e reformës territoriale, keni mundësi të kandidoni sërish…

    Kam arritur në një pikë ku jap imazhinin se çdo gjë duhet të ketë lezetin e vet. Ka ardhur momenti që këtë punë duhet ta bëjë dikush tjetër.

    Një kryetar më i ri, me vizion më të gjerë që patjetër do ketë mbështetjen time. Disa gjëra duhet të ecin në rrjedhën e kohës.

    Jam gati të mbështes një figurë të re.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas maliq slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.