Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për shtyp pak minuta më parë është shprehur se është në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama përsa i përket vizitën të këtij të fundit në Ballkan.
Ndër të tjera, ai është shprehur se i ka kërkuar miqësisht kryeministrit Rama të mbajnë mbledhjen e përbashkët qeveritare, e cila u anulua.
“Takohem me Ramën vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive jo takime të tjera“,- është shprehur Kurti.
Pritet reagimi i kryeministrit Rama.