Një humbje e madhe është shënuar për komunitetin shqiptaro–ortodoks dhe historinë kombëtare. Është ndarë nga jeta Risto Qiriazi, një nga përfaqësuesit e fundit të familjes së njohur Qiriazi, e cila ka lënë gjurmë të thella në kulturën, arsimin dhe identitetin shqiptar.
Risto Qiriazi u dallua për guximin dhe qëndrueshmërinë e tij në mbrojtje të identitetit shqiptar–ortodoks, duke ndjekur rrugën e vëllezërve Qiriazi: Kristo, Gjerasim, Gjergj, Sevastia e Parashqevi, që kontribuan me përkushtim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kombëtare.
Përballë presioneve dhe përndjekjeve të ndryshme, ai qëndroi i palëkundur, duke mbetur një simbol i besnikërisë ndaj rrënjëve dhe kujtesës historike. Me ndarjen e tij nga jeta shuhet një zë i rëndësishëm i traditës dhe kujtesës shqiptare, por trashëgimia që ai la pas mbetet testament i çmuar për brezat që vijnë.
U prehtë në paqe, kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.


