Duke marrë shkas nga lajmet e publikuara ditën e sotme në lidhje me futbollistët Marco Alia, Ermir Rashica si dhe me trajnerin Ernest Gjoka, KF Skënderbeu kërkon të përgenjeshtrojë kategorikisht këto lajme, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe një mënyrë për të dëmtuar Klubin e Futbollit Skënderbeu.
KF Skënderbeu dënon këtë sjellje të portaleve të ndryshëm dhe kërkon gjithmonë transparencë dhe seriozitet në punën e tyre.