Duke marrë shkas nga protesta e banorëve të fshatit Libonik, në bashkinë e Maliqit, për një fabrikë e cila përpunon vajërat e automjeteve.
Fabrika herë pas herë lëshon gazra me aromë të rëndë duke ndotur ajrin dhe sjellë probleme për komunitetin.
Çështja i ka kaluar Porkurorisë, ku ka nisur dhe procedimi penal për pronarin e fabrikës.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra penale të ndotjes së ambientit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Libonik, Maliq, në ambientet e përpunimit të mbetjeve nga vajrat e automjeteve, në pronësi të këtij shtetasi, çlirohen gazra me aromë të rëndë dhe për pasojë ndotet ajri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


