Një 32-vjeçar nga Korça është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të basteve online.
Sipas burimeve zyrtare, B. G., banues në Korçë, u identifikua në një lokal në lagjen nr. 16, ku gjatë kontrollit në celularin e tij, u gjet një faqe online për baste sportive.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:
▪︎ B. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 16 Korçë, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjet një faqe online për baste sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


