Një banor i zonës së Podgories në Maliq ka përfunduar në polici pasi kjo e fundit e ka kapur duke ndërtuar pa leje. Duket se 51 vjeçari e pati të keqen nga bashkëfshatarët e tij, pasi dyshohet që dikush ka sinjalizuar policinë.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të ndërtimit pa lejë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 51 vjeç, pasi në fshatin Podgorie, Maliq, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


