Në prag të festës së Vitit të Ri, shkolla 9-vjeçare në Maliq organizoi një nismë sensibilizuese me titull “Dhuro një bakllava, bëj një familje të lumtur,” nën kujdesin e mësueses ndihmëse Albana Dudo dhe nxënësve të klasës së VII A.
Falë bashkëpunimit dhe zemërgjerësisë së nxënësve, mësuesve, institucioneve dhe bizneseve të zonës, u grumbulluan dhe u dhuruan bakllava për plot 83 familje në nevojë.
Për realizimin e kësaj nisme dhanë kontribut të veçantë:
• Pastiçeria “Dajana” me 22 bakllava të dhuruara.
• Sallameria “Fix” me 10 bakllava.
• “Shaka” Boboshticë me 7 bakllava.
• Vogëlushët dhe stafi i kopshtit “Rreze Drite” Maliq.
• Nxënësit dhe kolektivi i mësuesve të shkollës 9-vjeçare.
• Nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Skënderbeu” Maliq.
• Zyra Vendore Arsimore Maliq.
• Qendra Komunitare Maliq.
• Qendra Rezidenciale për Djem.
• Qendra Ditore “Duart, që sigurojnë”.
• Dhe shumë individë të tjerë me zemër të madhe.
Kjo nismë e jashtëzakonshme tregoi edhe njëherë se bashkëpunimi dhe humanizmi janë çelësi për t’i bërë festat më të lumtura për të gjithë.
Falenderime të përzemërta për të gjithë kontribuesit që ndihmuan në këtë kauzë të bukur solidariteti!