Në fshatin Podgorie të Njësisë Admimistrative Vreshtas, Bashkia Maliq, dy bashkëfshatarë janë grindur me njëri-tjetrin dhe më pas sistuata ka agravuar sa janë përplasur fizikisht. Njëri prej tyre ishte adoleshent.
Ka nisur procedimi penal për një 52 vjeçar pasi ka goditur të miturin 16 vjeçar.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi ka goditur me dorë një 16-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.