Sot, në fshatin Rëmbec të Bashkisë Maliq u zhvillua ceremonia përkujtimore kushtuar 82-vjetorit të formimit të Batalionit “6 Dëshmorët”.
Ky batalion mbetet një nga simbolet e qëndresës antifashiste në krahinë, duke dhënë një kontribut të çmuar në luftën për liri.
Në këtë ditë u nderua sakrifica e bijve të këtij vendi që dhanë jetën për atdheun, ndërsa pjesëmarrësit në aktivitet shprehën mirënjohjen dhe respektin e tyre për dëshmorët e kombit.
“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!”, ishte mesazhi i përbashkët që përcolli kjo festë përkujtimore.


