Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një i moshuar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin Xh. S., 87 vjeç, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij, në bllokun nr. 3.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat për të zbardhur shkaqet që e çuan të moshuarin drejt këtij akti tragjik.


