Skuadra e Maliqit ka dalë fituese në miqësoren e luajtur sot pasdite në Pogradec, duke mposhtur vendasit me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 34-të nga Ibrahim, i cili vulosi një sukses të rëndësishëm për ekipin e kategorisë së dytë, edhe pse bëhej fjalë vetëm për një test kontrolli.
Për Pogradecin ky ishte një tjetër sinjal shqetësues pas dy barazimeve në ndeshjet e para zyrtare të sezonit, duke treguar se skuadra ka ende shumë për të përmirësuar. Në krahun tjetër, Maliqi la përshtypje pozitive me lojën e treguar dhe disiplinën taktike që i solli fitoren në transfertë.


