Maliqi ka regjistruar një fitore të rëndësishme këtë javë në shtëpi, duke mundur Tomorrin me rezultatin e pastër 3-0. Me këto tri pikë, maliqarët shkojnë në kuotën e 13 pikëve dhe pozicionohen në vendin e 5-të të renditjes.
Në tri javët e fundit, skuadra ka treguar stabilitet të dukshëm, me dy fitore në shtëpi dhe një barazim në transfertë, çka dëshmon për formën e mirë dhe rritjen e vazhdueshme të ekipit.
Falë këtij suksesi, ekipi i drejtuar nga trajneri Egli Malesia ka gjetur qetësinë e nevojshme, pasi diferenca me skuadrat që ndodhen poshtë në renditje tashmë është e konsiderueshme.


