Në javën e dytë të Kategorisë së Dytë, Maliqi do të presë në shtëpi skuadrën e Delvinës, e cila në javën e parë triumfoi bindshëm me rezultatin 4-1 ndaj Devollit.
Ndryshe nga kundërshtari, maliqarët ishin pushim javën e kaluar dhe ky takim do të shënojë debutimin e tyre në këtë sezon.
Trajneri Egli Malesia ka theksuar se synimi i vetëm në këtë përballje është fitorja, duke kërkuar që ekipi i tij të nisë kampionatin me rezultat pozitiv para tifozëve vendas.


