Në qytetin e Maliqit do të organizohet ditën e enjte, më 25 shtator, ora 16:00, Panairi i ëmbëlsirave, produkteve bujqësore, blegtorale dhe të bletarisë, një aktivitet që pritet të kthehet në festë të shijes dhe traditës vendase.
Ky panair do të mbledhë së bashku prodhues vendas, artizanë dhe pasionantë të produkteve tradicionale, të cilët do të ofrojnë për vizitorët një gamë të gjerë produktesh: nga ëmbëlsirat e përgatitura me receta të trashëguara brez pas brezi, te produktet e freskëta bujqësore, blegtorale e të bletarisë.
Organizatorët theksojnë se synimi i këtij aktiviteti është promovimi i cilësisë dhe pasurisë së prodhimeve vendore, si dhe mbështetja e fermerëve dhe bletarëve të zonës.
Panairi do të zhvillohet në qendër të Maliqit dhe është i hapur për të gjithë qytetarët që duan të shijojnë dhe të mbështesin traditën.


