Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Malli për Dardhën kthen emigrantët, vendasit kthehen për festën e fshatit

    Aktualitet August 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Dardhë të Korçës çdo vit organizohet festa e fshatit. Një aktivitet që bashkon vendasit dhe banorët që kanë emigruar në SHBA dhe Europë, por edhe turistët që zgjedhin këtë fshat për bukuritë e tij.

    Dardha është një nga fshatrat më të njohur jo vetëm në juglindje të vendit, por me shumë se kaq.Fshati me shtëpi të gurta e rrugica me kalldrëm, fshati aq shumë mikpritës, me një kulinari tradicionale mbetet aq fort i kërkuar nga turistët vendas e të huaj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Dardharët historikisht kanë emigruar, kryesisht në SHBA dhe Greqinë fqinje por Dardhën nuk e harruan për asnjë çast sepse malli, siç thonë dhe ata vet, është shumë i madh. E ndaj të gjithë bashkë, mblidhen njëherë në vit në Festën e fshatit, për t’u takuar e çmallur me njeri tjetrin, për të lëvizur në rrugët e këtij fshati, për të kujtuar fëmijërinë e tyre, rininë, se Dardha siç thonë ata është magji, është jetë, është shumëçka.

    “Unë vij gjithmonë në Dardhë, rrënjët i kam këtu, gjaku thërret, na i kanë ngulitur Dardhen në kokë sa nuk arrijmë dot ta nxjerrim nga koka, ngrihemi e vlejmë e ngrihemi me mendjen tek Dardha. Nuk e di, Dardha është magji. Njerëzit, kultura, mendësia, intelektualiteti, në Dardhë gjen çdo gjë. Njerëzit kanë qenë e janë të mrekullueshëm “- theksoi Luljeta Batelli.

    “Jetoj ne Kozan të Greqisë por vit për vit vij në këtë festë kaq të bukur se kam mall shumë të madh për vendlindjen time, këtu ku jam rrëzuar, ku kam kushurinjte e mi, gurët e shtëpisë së vjetër, ku kam bërë shkollën fillore, kam shumë kujtime, ndihem i lumtur që jam këtu. Ndihem shumë i mallosur, me nostalgji për gjithë ato edhe mundime që kanë hequr prindërit tanë në vitet e kaluara, ku nuk ishte kjo rrugë e bukur, edhe kam nostalgji”– tha Koço Suljoti.

    Jo vetëm dardharët, por e të huajt kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në Dardhë dhe jetojnë aty, si vet banorët e këtij fshati.

    “Me të sosur në Dardhë jam maturuar me Dardhën, e kam lënë zemrën këtu dhe kënaqem jashtëmase kur jam këtu. Ndaj erdha tani e vij përsëri. Njerëzit, muzikën e fshatit, historinë, kulturën dhe çmendem me natyrën e Dardhës. Çdo mal rreth e rrotull e kam shkelur në këmbë. Kam ardhur me djalin, me mbesën, edhe ata u kënaqen shumë këtu”- tha Peter Lützen, gjerman banor i Dardhës.

    Pas vitit 1990 një pjesë e mirë e dardharëve janë kthyet e kanë ndërtuar shtëpitë e tyre e të tjerë pritet të vijnë në fshatin që nuk është më shumë se 17 km larg nga qyteti i Korçës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.