Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Manastirliu-Peleshi: Prezantohet plani i transformimit të Universitetit të Korçës

    Aktualitet October 5, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Grupi i ekspertëve të diasporës akademike paraqiti planin zhvillimor për profilizimin e Universitetit të Korçës (UNIKO).

    Korçë, 5 Tetor – Universiteti i Korçës (UNIKO) ka hyrë në një fazë të re transformimi sipas një plani zhvillimor për profilizimin dhe modernizimin e tij, i hartuar nga tre ekspertë, akademikë nga diaspora. Ky projekt ambicioz i MAS, me mbështetjen e AADF ka për synim ta kthejë universitetin në një qendër rajonale të ekselencës dhe kërkimit shkencor deri në vitin 2030.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në prezantimin e planit të zhvillimit dhe profilizimit të UNIKO, theksoi rëndësinë e tij e këtij plani në funksion të profilizimit dhe ndërkombëtarizimit të universitetit duke u bërë dhe një model dhe për universitetet e tjera rajonale.

    “Sot hapim një faqe të re për Universitetin e Korçës. Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 të realizojmë të gjithë objektivat për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit, pa i hequr asgjë vlerave ekzistuese, por duke i rritur ato përmes mbështetjes që qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të japin.

    Ne duam që të rivitalizojmë universitetet rajonale, me qëllim që strategjia “S3” (Smart Specialization Strategy) që shumë shpejt miratohet, e cila ka në fokus zhvillimin e ekosistemit të arsimit me fokus arsimin e lartë, përmban ato objektiva që sot i shohim të pasqyruara në këtë plan strategjik të UNIKO.

    Kështu, Universiteti i Korçës bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale në funksion të profilizimit dhe të ndërkombëtarizimit”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

    Prej një viti, tre akademikë të njohur shqiptarë nga diaspora, Dritan Agalliu (Ph.D. Columbia University), Mirjeta Beqiri (Ph.D. Gonzaga University), dhe Labtona Sado (Ph.D. Universita Roma Tre), kanë punuar për zhvillimin e planit të transformimit të Universitetit të Korçës. Ata theksuan se universiteti ka potencial të madh për të ofruar në fushat e bujqësisë, teknologjisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Sipas tyre, për realizimin e këtij plani duhen ndjekur pesë pika kyçe: fuqizimi i njerëzve, rritja e cilësisë kërkimore, arsimi për të ardhmen e rajonit, ndërkombëtarizimi dhe zhvillimi i kërkimit ndërdisiplinor.

    Ministrja Manastirliu tha se një model drejt zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit është dhe ai i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

    “Ne arritëm një marrëveshje fantastike me Universitetin Boku të Vjenës dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku i kemi mbështetur me 2 milion euro për planin e transformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës nën udhëheqjen e Universitetit Boku të Vjenës. Është parashikuar të ketë jo vetëm shkëmbime të stafeve, studentëve, mbështetje për doktoraturat, për ciklin e dytë të studimeve Master, ku do të kemi bashkëudhëheqje me pedagogët e Universitetit Boku të Vjenës, dhe gjithashtu mbështetje për zhvillimin e njësive të kërkimit shkencor në këtë universitet. Pra, e kemi një model që mund ta aplikojmë edhe për Universitetin e Korçës”, tha Manastirliu.

    Në vijim të përpjekjeve për të modernizuar sektorin e arsimit dhe kërkimit në Shqipëri, qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar bazën ligjore të kërkimit shkencor. Një nga nismat kryesore është projektligji i ri për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili synon të krijojë më shumë mundësi për investime në këtë fushë, si dhe të nxisë bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe zhvillimin e shkencës së hapur.

    “Këtë javë do të miratojmë në Kuvend edhe ligjin e ri për shkencën dhe kërkimin shkencor, një tjetër dritare që hapet për investimet në shkencë dhe kërkimin shkencor dhe në shkencën e hapur. Ky ligj krijon instrumenta të reja ku do të kemi bashkëpunime mes sektorëve në funksion të kërkimit shkencor dhe shkencës së hapur”, deklaroi në fund Ministrja Manastirliu.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide Universiteti_i_Korçës
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Trump i përgjigjet Teheranit: Kërkon dëmshpërblim për viktimat

    August 11, 2026

    Trump firmos urdhrin për ndarjen e vaksinave të fëmijëve në SHBA

    August 11, 2026

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026

    Zbehja e protestës në Tiranë dhe llogaritë e shtatorit

    August 11, 2026

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Pezullohet komanda e policisë Himarë për 5-katëshin pa leje

    August 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.