Një 44 vjeçar nga qyteza e Bitolas e Maqedonisë së Veriut ka kanosur me fjalë një shqiptar, banues fshatin Podgorie. Ata janë zënë me fjalë nëpërmjet telefonit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të kanosjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 44 vjeç, banues në Bitola, Maqedoni e Veriut, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 31-vjeçar, banues në fshatin Podgorie, Maliq.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.