Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Marie Poradeci dhe Ben Blushi, një bisedë Lasgushiane

    Kulturë October 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një bisedë interesante mes Ben Blushit dhe vajzës së Lasgush Poradecit, mes rreshtave që përcjellin emocion dhe të vërteta.

    ‐———–

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Marian e mora në telefon.

    Takohemi te Nefeli, tha.

    Ça është Nefeli, e pyeta.

    Ka ëmbëlsira, tha Maria.

    Unë dua një çaj të ftohtë, i thashë.

    Edhe unë dua çaj, tha Maria.

    Çfarë pune ke bërë Mari, e pyeta.

    Ekonomiste te Ministria e Drejtësisë.

    Aty dole në pension?

    Aty dola.

    Nuk u martove kurrë?

    Pata një histori që nuk shkoi siç duhet.

    Pra je vetëm?

    Kam shpëtuar nga demonët, tha Maria.

    Nga çfarë demonësh ke shpëtuar?

    Nga demonët që të diktojnë jetën: burri, familja, pasuria.

    Tani je bërë skllave e Lasgushit?

    Vokacioni im ishte të merresha me veprën e babait.

    A je e lumtur?

    Sigurisht, e kalova Eudaimonian, tha Maria.

    Çfarë është Eudaimonia?

    Sipas Orakullit të Delfit, Eudaimonia është kulmi i lumturisë njerëzore, pra, pasi njeriu nxjerr

    jashtë demonët e vet, atëherë ai arrin majën e lumturisë dhe të mirësisë.

    Interesante, thashë unë.

    Dy janë parimet e lumturisë sipas Orakullit te Delfit, tha Maria.

    Kush është e dyta, e pyeta.

    Katametron.

    Çfarë është Katametron, pyeta unë.

    Katametron do të thotë çdo gjë me masë, pra çdo gjë në masën e duhur: pasuria, miqësia, dashuria, arti, gjithçka duhet të jetë në këtë masë, që të ndjehesh mirë dhe në paqe me veten dhe botën.

    Kush e përcakton masën, e pyeta.

    Njeriu inteligjent, tha Maria.

    Pak e vështirë, thashë unë.

    Babai im Lasgushi nuk lejonte t’i preknin asnjë pikë mbi i në poezitë e veta, prandaj poezitë e tij janë të përkryera.

    Domethënë, ai e dinte masën optimale, pyeta unë.

    Ai ishte i jashtëzakonshëm, tha Maria.

    Çfarë ka lënë Lasgushi, e pyeta.

    Ka mijëra faqe ditar, dorëshkrime, korrespondenca, letra të cilat unë i lexoj dhe i bëj gati, me ato merrem çdo ditë.

    Me kë i ka korrespondencat?

    Me kë nuk i ka, me Asdrenin, me Mitrushin, me kryeministrat e kohës, me të dashurat e veta.

    Sa të dashura ka pasur?

    Shumë, tha Maria.

    Sa shumë?

    Po një greke quhej Eleni, një rumune Lula, një austriake Marjeta, shumë ka pasur.

    Kam dëgjuar për një holandeze, i thashë.

    Roza, tha Maria.

    Ça bëri Roza, e pyeta.

    Erdhi në Shqipëri, jetoi me babain, pastaj iku.

    Ku iku?

    Në Milano, Lasgushi e ndoqi pas.

    Po pse iku Roza?

    Sepse Lasgushi nuk durohej, ishte shumë i vështirë.

    Ishte tekanjoz, thashë unë.

    Ishte poet, tha Maria.

    Pse, si janë poetët?

    Platoni thotë që ka katër shkallë çmendurie dhe profetët janë të parët, poetët janë të dytët, adoleshentët janë të tretët.

    Paskam shpëtuar, thashë unë.

    Ti nuk shkruan poezi, tha Maria.

    Poezisë i ka kaluar pak koha, thashë unë.

    Nuk është e vërtetë, tha Maria.

    Nuk konkurron dot poezia me instagramin dhe youtube-in, thashë unë.

    Po çfarë duan tani njerëzit, pyeti Maria.

    Duan prozë, thashë unë.

    Ah, domethënë duan thashetheme si këto që po bëjmë ne të dy, tha Maria.

    E keni shtëpinë në Pogradec, e pyeta.

    Nuk e kemi, sepse babai e shiti.

    Kam qenë në atë shtëpi me gjyshin tim dhe Lasgushi rrinte shtrirë në krevat, thashë unë.

    Gjyshi jot Dhimitër Shuteriqi na ndihmoi ta rregullonim shtëpinë kur ai ishte kryetar i Lidhjes së

    Shkrimtarëve, na dha 100 mijë lekë.

    Po pse rrinte shtrirë Lasgushi, e pyeta.

    Kishte dhimbje shpine gjithmonë, vuante nga kurrizi.

    A kurohej?

    Shkonte vazhdimisht nëpër llixha dhe në Voskopojë e në Dardhë.

    Ou, edhe në Dardhë, në fshatin tim?

    Në Dardhë zuri dhe një të dashur.

    Kush ishte kjo, e pyeta.

    Një piktore, tha Maria.

    Ç’u bë me piktoren?

    Edhe ajo e la, tha Maria.

    Sa keq, do ishte dhëndër në Dardhë, mund të ishim fqinjë, thashë unë.

    Dëgjo sa e bukur, tha Maria.

    Ma thuaj, i thashë.

    Njëherë, piktorja takoi mamanë time, se njiheshin.

    Edhe?

    Shyqyr që e more ti, se mua do më kishte shkatërruar jetën, i tha.

    Lasgushi ishte poet, thashë unë.

    Ishte fantastik, tha Maria.

    (Biseda e Ben Blushit me vajzën e Lasgushit)

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    20 fakte për trevën Kolonjë – Leskovik

    December 6, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.