Mario Mitaj, në një intervistë të dhënë së fundmi, deklaroi se e dashuron Shqipërinë.
Mitaj tha se ndonëse ka lindur në Athinë, është shqiptar, por e do gjithashtu atë vend, për mundësinë që i ka dhënë.
“Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time.
Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.


