Besimtarët katolikë në Korçë mbrëmë kanë marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes, e cila u mbajt në Kishën Katolike nga meshtari Dom Angelo Porrello.
Gjatë meshës, Dom Angelo dha lajmin e madh të lindjes së Krishtit, duke përcjellë mesazhin e shpresës dhe dashurisë për të gjithë të pranishmit.
Kjo ceremoni e shenjtë përfshiu lutje, këngë fetare dhe momente reflektimi, duke mbledhur së bashku besimtarët në këtë ditë të shënuar.