Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mbrëmë më erdhi keq për Ndriçim Xhepën

    Opinion October 12, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me një ceremoni madhështore të paralajmëruar prej disa javësh, me plane të gjera nga ajri dhe toka, me një tapet të kuq që mbulonte oborrin e Pallatit të Kongreseve, me dhjetra figura që kanë mbushur gossip-et, lajmet rozë dhe ato me pullë të kuqe, parmbrëmë ishte premiera e një filmi të prodhuar nga televizioni kombëtar “Top Channel”.

    Më shumë se një film, “Në kuadër të dashurisë” ishte pompuar si “bishti” i “kometës” që po vinte drejt Tokës, pjesëmarrjes në kast të personazheve që fituan apo ishin më të spikaturit të edicionit të vjetshëm të BBV-së, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari dhe pas 100 vendeve bosh vinin ca aktorë të tjerë në role episodike si Ndriçim Xhepa, apo Zamira Kita, aktorë të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, brezit të dytë të atyre që bënë historinë e filmografisë shqiptare të viteve të real-socit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Jo këta të fundit, por ata të parët, ishin edhe yjet e mbrëmjes, të adhuruar prej disa qindra njerëzish që prisnin jashtë për të bërë foto, marrë autografe dhe pare/prekur nga afër idhujt e tyre.

    Bërja e një filmi është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për çdo vend, veçanërisht për Shqipërinë e varfër, e cila prej tre dekadash ka nxjerrë vetëm disa prodhime me skenare klishe të gjakmarrjes apo eksodit, por duke iu ikur temave të nxehta që kanë përcëlluar shoqërinë shqiptare.

    Edhe angazhimi i artistëve/aktorëve të njohur është një vlerë e shtuar për artin, që ka nevojë për lojën, staturat dhe profesionalizmin e tyre që u ka rezistuar kohërave, siç është i mirënjohuri Ndriçim Xhepa. Por jo kur ata bëhen pjesë e nismave private, ku më shumë peshon show i gossip-eve se sa arti i mirëfilltë dhe ku ata, për hir të pjesëmarrjes që të mban gjallë, apo të shpërblimit të nevojshëm monetar, bëhen bashkëpunëtorë në vrasjen e artit dhe ngritjen në piedestal të antivlerave.

    Mëse tre vite më pare, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, bëri reklamë të madhe me filmin e tij “I Love Tropoja”, ku merrnin pjesë, veç tij, edhe aktorë të njohur shqiptarë dhe madje edhe kryeministri i vendit që kishte vënë paruke me flokë të gjata dhe një lente në syrin e majtë.

    Filmi i pompua po aq shumë sa edhe ai që u dha parmbrëmë, por mbi të u sulën tropojanët që u ndjenë të fyer pse në një nga episode që ndodh në Tropojë, sipas skenarit, vendasit për ta nderuar mikun e tyre, i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të.

    Mamaqi bëri edhe një film tjetër pas këtij, me një këngëtare të dashur për brezin e ri, por asgjë nuk ka mbetur në kujtesën kolektive, aq më shumë në analet e artit.

    E ashtuquajtura komedi romantike e prezantuar parmbrëmë i ka të gjitha shanset që të ketë të njëjtin fat. Është zgjatim i lojës boshe, vanitoze, të rreme dhe degjeneruese që ofron BBV për disa javë, shpërqendrimi i vëmendjes nga problemet e rënda social-ekonomike që ka vendi, bombardimi i vulgut me idhuj të rremë dhe mbajtja në vend e një atmosfere tallavaje që i volit pushtetit politik të zhytur në krim dhe korrupsion.

    Ndaj parmbrëmë, Ndriçim Xhepa kaloi si pa u vënë re, ndërsa yjet e tapetit ishin një këngëtar/aktor/reklamaxhi që u tregon vendin grave me dhunë, një ish-aktore teatri që shijon paratë e burrit jashtë Shqipërisë, një vajzë që ende e di se Skënderbeu ka lindur në vitin 1959, apo një imazh ekranesh që fitoi garën se kush zhvishej më shumë.

    Këta janë modelet që u ofrohen sot shqiptarëve, pa dallim moshe, që nuk kanë asgjë për t’i dhënë shoqërisë shqiptare, përveç marrjes së mendve, deri në histeri.

    Shkrim i marrë nga Arben Rrozhani

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.