“MEDEA” me regji të Kuandyk Kasymov, interpretuar nga aktorja Bakhytkul Kozhamurarova ka qenë shfaqja e fundit e këtij festivali, shfaqje e cila është dhënë mbrëmë në një skenë të improvizuar në pallatin e kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq.
Ky festival edhe për Edmond Xhumarin, drejtorin e këtij festivali, gjatë këtyre 20 viteve pjesë e këtij eventi janë bërë aktorë shumë të njohur të vendeve të ndryshme të botës
Sipas Xhumarit, gjatë viteve të fundit ka qenë shumë e vështirë financiarisht për të organizuar festivalin ndërkombëtar të Monodramës.
Antari I jurisë Ilir Shyta tha se festivali i 20-të ka sjellë në skenë aktorë shumë të njohur të cilët kanë interpretuar pjesë të nivelit të lartë artistik.
Për Shytën gjuha e aktorëve të huaj nuk është bërë aspak pengesë që pjesa të përcillet tek artdashësit në të gjitha netët e këtij festivali.
Në festivalin e 20 të Monodramës kanë marrë pjesë trupa aktorësh nga Italia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Spanja, Polonia dhe Kazakistani