Katër objekte kulti në Voskopojë e Vithkuq po shpëtohen nga shkatërrimi falë një projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ministrisë së linjës.
Bëhet fjalë për kishat e “Shën Mërisë” dhe “Shën Mhillit” si dhe manastiret e “Shën Prodhromit” dhe “Shën Pjetrit” të cilat si pasojë e kohës së gjatë të ndërtimit dhe faktorëve atmosferikë ishin dëmtuar dhe kërkonin ndërhyrje urgjente restauruese.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të më Monumenteve të këKulturës në Korçë Amanda Cici tregon se projekti do të zgjasë dy vite.
Krahas ndërhyrjeve në strukturë një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe restaurimit të pikturave murale të cilat kanë pësuar dëmtime gjithashtu.
Voskopoja dhe Vithkuqi kulmin e lulëzimit e kanë pasur në fillim të shekullit të 17. Të dy këto krahina të njohura gjatë kësaj periudhe kanë pasur se bashku 48 kisha dhe manastire, një pjesë e tyre janë edhe sot. Këto objekte janë arsyeja kryesore e numrit të lartë të turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë Voskopojën dhe Vithkuqin.