Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 26 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta një 63-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.