Programi i studimit 2-vjeçar “Menaxhim Veterinar” tashmë njihet ligjërisht. Një advokim i fundit nga urdhri i Mjekut Veterinar bën me dije se për të gjithë profesionistët e fushës, më në fund u arrit njohja ligjore e atyre që kanë përfunduar ciklin 2-vjeçar për “Menaxhim Veterinar”.
Tashmë jo vetëm ata me arsim të mesëm profesional, por edhe ata që kanë përfunduar ciklin 2-vjeçar të Menaxhimit Veterinar, njihen si profesionistë teknikë veterinarë. Ata do të kenë mundësinë të ushtrojnë profesionin e tyre në çdo njësi veterinare, nën drejtimin e një mjeku veterinar.
Ky drejtim studimi që ofrohet edhe në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë ka qenë me interes për t’u ndjekur
KRISTI MORAVA Pedagog në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë
Teknikët veterinarë, të cilët njihen ndërkombëtarisht si “zemra e mjekësisë veterinare”, tashmë janë pjesë zyrtare e legjislacionit të vendit tonë.