Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mihallaq Andrea, vibratot e një zëri që drithëron ende zemra tona, nga Albert Vataj

    Aktualitet March 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Portret i Mihallaq Andrea – nga Albert Vataj

    Kanë rendur vite, qyshkur Mihallaq Andrea ka hyrë në orbitën e epjes sonë për drithërima zemre. Por, ai ka mbetur i tillë, i ëndshëm, i dëshiruar, pasionant, përshkues, ëmbëlak dhe i shpirtshëm, edhe sot, sot që është energjikisht i pranishëm, në komunikimin përmes këngës dhe krijimtarisë letrare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Koha e ka temperuar në zjarr pasioni, këtë zë dhe penë, kitarën dhe njerëzoren e tij, duke e këndellur gjithnjë e më ëmbëlueshëm, gjithherë e më hirshëm, në ballafaqimin artistik, duke i bërë qëndresë gjithçkaje që ka dashur ta ndryshojë dhe duke e gjetur të bekuar çdo dorë të shtrirë, e zemër të dhuruar.

    Kitara, serenata, vokali, janë një trini e shenjtë e një shpirti, trupin e të cilit, shëndeti e ka kyçur në karrigen me rrota, por nuk kishte qiell që ta mbante në kafaz një zemër dhe një zë si të tijin.

    Mihallaq Andrea është një këngëtar, kantautor i një brezi, që mallshëm lidhet me nostalgjinë, me rekuiemin e viteve, siç dëshiron të jetë përgjithmonshmërisht i përkundur nga muzika e së shkuarës së hareshme, kohjeve kur s’kishim shumë gjëra, por kishim një dëshirë të flakëruar në pasione, për të kënduar, kërcyer dhe festuar, ashtu me mish e me shpirt.

    Kohjeve të mbetura pas, tashmërive që rivijnë, për të ngacmuar me ledha e mall, janë kohje që dëshirueshëm kërkojmë një prehër prehjeje adhurimi, aromë, e cila mëkohet prej një luleje, që ashtu mbetur në saksi, ka shfletuar dimra dhe pranvera, duke mos u mpakur në hir e kundërmim. E kësisojtë është për brezin tonë, këngët dhe muzika, e pse jo edhe krijimtaria letrare Mihallaq Andreas.
    Edhe pse nuk e njoh personalisht, kjo nuk më stepi ta përmbush realizimin e këtij portreti, për këtë shpirt të paepur, këtë njerëzore që ka ditur të sfidojë, moshën, pamundësinë e trazimit të shëndetit dhe krejtçka tjetër, që ka ardhur ta kalisë dhe ta lartësojë.

    Mihallaq Andrea është një zë origjinal dhe një identitet krijues unik, vepra dhe vlera krijuese e të cilit janë një thesar i çmuar i traditës së pasur të këngës dhe muzikës korçare, por edhe asaj shqiptare. Edhe pse moderniteti dhe masivizimi i përfshirjes në art, i gjithkujt me gjithçmos, të vlertë ose jo, e ka mrrolur qiellin ku noton ylli i serenatës korçare Mihallaq Andrea, por pa mundur tan eklipsojë dot. Me njerëzoren e tij, e cila lexohet në vibrimet e atij zëri që gufon nga shpirti, si një burim uji, që beh për të shuar etjet tonë të ndezura ndër pengime e trazime, çoroditje e larushi pështjellimesh të ububushme, që tashmëria na i mëkon përdhunshem, ka sfiduar dhe triumfuar dinjitetshëm, për të qenë dhe mbetur një artist vlerash, një baba i përkushtuar, një qytetar model dhe një mik i pashoq.

    Një identitet krijues si i Mihallaq Andrea, është jo vetëm një vlerë që meritueshëm ngjitet në panteonin e emrave që lartësuan Korçën dhe vlerat e saj qytetëruese, por edhe një përkatësi artistike që sinjifikon një qytet, një traditë, një kulmim në tërësoren e përfaqësimit tonë kombëtar.
    Mihallaq Andrea, ndoshta nga të paktët artistë, arrin të shpreh përmes krijimtarisë dhe interpretimit të tij vendlindjen e tij. Kolori i atij zëri është një penelat e shpenguar që në çdo cekje, mëton grimca prej Korçës së bukur, Korçës së ëmbël, Korçës magjike. Troku i ngadaltë që çapit kalldrëmin e rrugicave të këtij qyteti; heshtja e drojshme që nderet e praruar muzgjeve mbi çatitë dhe hirin e shtëpive; vështrimet e vjedhura që gjarpërojnë përmes të çarave të portave gjysmë të hapura; puthjet e përndezura strukur kthinave të rrugicave e buzë avllive, kallje që i përgjon hëna e joshja; pëshpërimat e prekjeve trazimtare të shpirtit, zemrat që thyhen e zërat që heshtin; krejtkëto janë trajtat e një qyteti, përkundje ndijimesh ledhatare të tij dhe thërrmijat e vezullimta të drithërimave, që zëri dhe shpirti i Mihallaq Andrea na i mëkon bujarshëm, siç veç zemra e tij kumton.

    Ky është ai, Mihallaq Andrea, ai që dashuruam dikur, adhurojmë edhe sot, ai që sfidon me krijimtari dhe dashuri, ai që është sinonim i serenatës korçare, ai që është domethënie e një qyteti që e ka rrokur me aureolën e nderimit dhe mirënjohjes. Fati e ka shpërblyer me një mirësi të begatuar, dhe ai i ka blatuar veten si provë besimi dhe mirënjohjeje.

    Ai, Mihallaq Andrea, këndon dhe krijon, mëkon zëëmbël e shpirtdlirë, me të ëndshmin kumt të muzikës, ashtu si dhe me të mprehten penë të jetësimit. Çdo ditë është për të një dritë që ndizet në atë zemër për të ndritur udhë të shpirtjeve, pas të cilave ngjitet apogjeu i tij. Nuk ndaloi dhe nuk guxon asnjë pengim t’i zërë pusi këtij vërshimi, sepse ai ka lindur nga kënda për tu përjetësuar në diellin e saj që lind në çdo adhurim tonin.

    Albert Vataj

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.