Vijon të jetë i madh numri i lëvizjeve në pikat kufitare me Greqinë. Vetëm gjatë orëve të fundit, përmes pikës së Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 5205 shtetas, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6291 të tjerë, çka tregon se shumë emigrantë po kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë.
Edhe në Qafë Thanë situata ka qenë e ngjashme. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5388 hyrje dhe 4442 dalje.
Për të përballuar fluksin, autoritetet kufitare po punojnë me kapacitet të plotë – në Kapshticë janë hapur 6 sportele dhe në Qafë Thanë 4 sportele, duke bërë që kalimi i udhëtarëve të kryhet më shpejt dhe pa vonesa të gjata.


