Këngëtarja korçare, Mimoza Pavareli ka një karrierë të spikatur si këngëtare.
Në repertorin e saj artistik numërohen mbi 30 këngë dhe tre albume të bukura muzikore. Është përpjekur të sjell në tregun muzikor këngë që kanë ritëm. Këngët më të realizuara i ka me serenatat, por edhe me baladat.
Ka patur edhe disa bashkëpunime me kantautorë të njohur shqiptarë, veçohet bashkëpunimi me kantautorin e madh, Mihallaq Andrea në albumin e tij të parë me serenata.
Mimoza Paraveli ende dhe sot ngelet një nga këngëtaret më të preferuara korçare, ndërkohë që Kolibri.al i uron suksese të mëtejshme në karrierën e saj