Në nder të piktorit të madh korçar Vangjush Mio organizohet për të disatin vit radhazi kolonia ndërkombëtare me piktorë nga rajoni dhe europa. 51 piktorë nga 15 shtete do të jenë këtë vit pjesë e kësaj kolonie e cila do të ketë në fund edhe një ekspozitë me punimet e tyre në Korçë.
Piktorët do të orientohen që të pikturojnë në zonat që Mio i hidhte në telajo aq mjeshtërisht, duke u njohur kështu me disa nga zonat më të bukura të Korçës. Piktorët tashmë kanë mbrritur në Korçë dhe gjatë kësaj të mërkure kanë vizituar disa nga pjesët më të bukura të Korçës, impresione të mrekullueshme kanë marrë nga qyteti, ndërsa mahnitëse pritet të marrin nga pozicionet ku Mio pikturonte.
0
Dt. 25 Tetor çelet në Korçë Kolonia Ndërkombëtare “Ditët e Mios”, tek Shtëpia Muze e piktorit Vangjush Mio.
➡️ 15 shtete
➡️ 51 piktorë
➡️ Nga data 25-28 tetor vetëm në Korçë.
Shtëpia Muze e piktorit Vangjush Mio.



