Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bashkë me Presidentin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim Michael Granoff, deputetin Niko Peleshi dhe kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli, kanë zhvilluar një vizitë në Parkun Natyror Drilon-Tushemisht, tashmë të rikualifikuar.
Një projekt ky që ka nxjerrë në pah një tjetër perlë pogradecare e cila do të shijohet edhe më shumë nga turistët, së bashku me Qendrën e re të Vizitorëve.
Përmes rikualifikimit, parku ka dalë në dritë duke ofruar edhe plot veprimtari si xhiro me biçikletë, vijë më e gjatë dhe më piktoreske ujore që mund të përshkohen me varka, mjete elektrike miqësore me mjedisin, kulla vëzhgimi për shpendët dhe një habitat i sigurt për ruajtjen e biodiversitetit.