Kryeministri Rama dhe ai grek Mitsotakis duket se i kanë harruar inatet dhe përplasjet me deklaratat publike mes Shqipërisë dhe Greqisë si pasojë e çështjes Beleri.
Kryetari i zgjedhur i Himarës mga zgjedhjet e 14 Majit i cili është ende burg me akuzën për korrupsion në zgjedhje. Periodikisht Greqia në mënyrë ultimative i ka ka kërkuar Shqipërisë lirimin e Belerit dhe se akuza e ngritur është e stisur, por reagimi nga Shqipëria ka qenë se çdo gjë është në dorën e drejtësisë dhe se ajo do të vendosë mbi provat e siguruara.
U duk sikur çështja Beleri i ftohu marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje, por tashmë ato kanë shkrirë nga buzëqeshja e dy kryeminsitrave, fotoja tregon qartazi se Rama dhe Mitsotakis kanë miqësi të fortë mes tyre dhe nuk ka “Beler” që t’i ndajë.