Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Mjekja Nikolina Bode: Tentativa e vetëvrasjes së vajzës 14-vjeçare, pasojë e problemeve familjare dhe sociale

    Aktualitet October 4, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku një vajzë 14-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ka tronditur opinionin publik. Mjekja psikiatre Nikolina Bode, e cila po ndjek nga afër rastin, ka dhënë detaje shqetësuese mbi gjendjen psikologjike të të miturës dhe situatën familjare që e rrethon.

    “Vajza nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim. Ka deklaruar se nëse përsëritet situata, do ta bëjë përsëri. Është hera e parë për të, por kemi pasur edhe më parë raste të tilla mes fëmijëve, ku shkaqet lidhen ngushtë me edukimin në familje dhe përballjen me faktorët socialë,” – tha Bode.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas mjekes, arsyet familjare janë dominante, ndërsa rasti është veçanërisht i rrezikshëm për shkak të vendosmërisë së vajzës dhe mungesës së frikës apo pendesës pas ngjarjes.

    “Nëna është në kontakt të afërt me fëmijët, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Kjo është e frikshme, sepse sjelljet e tilla kthehen në modele brenda familjes. Fëmijët e tjerë e shikojnë si diçka për t’u justifikuar dhe i japin të drejtë motrës së tyre,” – shtoi psikiatrja.

    Doktoresha Bode theksoi gjithashtu rrezikun e madh të publikimit të rasteve të tilla, pasi mund të çojnë në imitim nga fëmijë të tjerë, duke e quajtur “fenomen të rrezikshëm që po përhapet përmes teknologjisë dhe rrjeteve sociale”.

    Në dëshminë e saj, vajza e mitur është shprehur se “e do lagjen dhe lagjja e do atë”, por se për shkak të konflikteve të vogla me moshatarët, dhe pas njoftimit të policisë nga e ëma, ajo ka ndërmarrë veprimin ekstrem.

    “Është një veprim banal, i pazgjidhur si duhet nga të rriturit,” – përfundon mjekja psikiatre Nikolina Bode, duke bërë thirrje për më shumë kujdes dhe ndërhyrje të menjëhershme psikologjike tek fëmijët e përfshirë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.