Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Shkozë.
Ky i fundit, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka marrë fëmijët e mitur nga ish-bashkëshortja e tij dhe nuk ia ka kthyer më.
Prokuroria po vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa policia thekson se respektimi i vendimeve gjyqësore mbetet detyrim ligjor për të gjitha palët.


