Devoll – 51-vjeçari me probleme të shëndetit mendor zhduket prej muajsh, familja kërkon ndihmë
Një grua nga fshati Pilur, Devoll, ka denoncuar në polici zhdukjen e vëllait të saj, i cili është larguar nga banesa prej muajit shtator 2024 dhe nuk është kthyer më.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasja D. L., 56 vjeçe, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Devoll për vëllanë e saj, shtetasin A. L., 51 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht kohës së gjatë nga largimi i tij, ai nuk është gjetur ende dhe familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij.
Autoritetet policore kanë nisur punën për gjetjen e 51-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë;
Në Komisariatin e Policisë Devoll është paraqitur shtetasja D. L., 56 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll e cila ka kallëzuar se prej muajit shtator 2024, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi A. L., 51 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


