Në datën 3 mars, në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Korçë, do të zhvillohet një sesion informues mbi programet akademike dhe profesionale që ofrojnë mundësi studimi dhe praktike në SHBA.
Ky takim organizohet nga @mip_program dhe @lead.albania, dy iniciativa që mbështesin të rinjtë në zhvillimin e karrierës përmes internshipeve, programeve të masterit dhe fellowship-eve në institucione kryesore brenda dhe jashtë vendit.
Data: 3 Mars
Ora: 12:00
Vendi: Fakulteti Ekonomik, Korçë – Salla e Mbledhjeve
Të interesuarit do të kenë mundësinë të informohen mbi kriteret e aplikimit dhe të marrin përgjigje për çdo paqartësi nga organizatorët.


