Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është një kryevepër e trashëgimisë sonë kulturore, unik për fondin që ka edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
Ekspozitës së përhershme të këtij muzeu tashmë i shtohen edhe Monedhat Bizantine, si dëshmi e qarkullimit të pasur monetar të monedhave Bizantine ndër shekuj në Shqipërinë e ndodhur midis Perandorisë perëndimore të Romës dhe asaj lindore.
Figurat mbi to paraqesin shenjtorë dhe perandorë, sipas periudhave përkatëse.
Në shkrimet e tyre, gjenden shkronja, data apo simbole në gjuhën latine dhe në greqishten e vjetër.
Një koleksion i jashtëzakonshëm për të mos u humbur!